INTERVISTË/ Lulzim Veliu: Plani serb dhe rus për Ballkanin nuk do të zbatohet

0
Gjigandi

Si i patë ngjarjet në veri të Kosovës një ditë para hyrjes në fuqi të vendimit të qeverisë Kurti për reciprocitetin Kosovës për lëshimin e dokumenteve hyrëse-dalëse për shtetasit serbë që hyjnë në Kosovë, si dhe ndërrimin e targave të Serbisë?

Ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës ishin të pritura pas vendimit të drejtë të qeverisë së Kosovës për reciprocitet për dokumentet hyrëse dalëse për shtetasit serb si dhe për regjistrimin e të gjitha automjeteve të tyre me tabela te Republikës së Kosovës.

Në veriun e Kosovës kemi grupe kriminale të organizuara të cilat qëndrojnë në krye edhe të kontrabandës që në këtë pjesë është e theksuar dhe për fatin e keq kanë mbështetjen e politikës  Serbe edhe asaj Ruse.

Në këto momente kur kemi luftë në mes të Evropës interes i Rusisë është hapja e fronteve të reja dhe kondrabandistët e veriut të Kosovës, janë elementë që mund të përdoren për destabilizim.  Pra grupe kondrabandistësh dhe kriminale nën ndikim por edhe me mbështetje të politikës.

A ishte ajo çfarë bën serbët në veri një tregim force, një provokim i nxitur nga faktorë dhe politikanë apo ishte thjesht spontan?

RonaTyra

Gjithë ajo që ndodhi ne veriun e Kosovës në asnjë mënyrë nuk ishte spontane por mirë e organizuar dhe orkestruar nga Beogradi, i cili është i gatshëm që të shfrytëzoj gjithçka për ta paraqitur para botës si represion ndaj komunitetit serb në Kosovë, por kësaj radhe i shkoi huq pasi edhe gjithë komunteti ndërkombëtar ishte në mbështetje të Kosovës.

Po shtyrja e vendimit me ndërhyrjen e faktorit ndërkombëtar a mund të shihet si pjekuri politike e kryeministrit Kurti apo mund të interpretohet si hap pas nga Serbët?

Mendoj se vendimi për shtyrjen për një muaj ishte mirë i menduar dhe koordinuar me faktorin ndërkombëtar e në asnjë mënyrë hap pas nga Serbia, e cila do të jetë e detyruar të zbatojë këtë marrëveshje pasi është e nënshkruar kohë më parë.

Një takim Kurti- Vuçiç në 18 Gusht. A mund të pritet hap para në procesin e dialogut apo do jetë një takim rutin ku Serbia thjesht merr më shumë kohë ?

Pas një kohe të gjatë do të kemi edhe takimin e radhës në mes presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti. Presidenti Vuçiq ka kohë që heziton të takohet me kryeministrin Kurti dhe jorastësisht ka kohë që ai thotë se me Kurtin nuk mund të bisedohet.  Dihet mirëfilli se zoti Kurti është i pakompromis dhe kjo e bënë të papërshtatshëm per presidentin Vuçiq mirëpo unë mendoj se tani po ofron koha kur do të mbyllet ky proces me njohje reciproke.

 

Po reagimi i ndërkombëtarëve në situatën e ditëve të fundit ? A ka qënë ky vendim në bashkëpunim me ndërkombëtarët si u tha nën zë dhe a duhet Kurti të jetë në sinkron me ta?

Mendoj se gjithcka ishte në koordinim me ndërkombëtarët dhe kështu duhet të jetë se çdo vendim i njëanshem  është i pa dobishëm dhe shkakton probleme. Duke parë vendimet e fundit mund të them se tani kryeministri Kurti ka mësuar se pa koordinim me ndërkombëtar është e vështirë për mos të thënë e pamundur.

 

Akuza pa fund kundër Grenell dhe Lajçak. A ka mungesë sinqeriteti dhe veprime pas shpine nga ndonjë ndërkombëtar apo dhe disa dhe a i shërbejnë ata qarqeve të caktuara apo është thjesht burokraci europiane dhe perëndimore në këtë rast?

Veprimet e Grenellit në administratën e Presidentit Tramp kundrejt Kosovës e bënë që Shqiptarët të jenë te rezervuar ndaj tij pra ishin veprime që asnjëherë nuk kishim parë e dëgjuar nga SHBA, ai edhe pse tani më nuk ushtron asnjë funksion shtetëror ndëgjohet aty këtu duke folur për Kosovën dhe kjo e bënë të kemi dyshim për Grenellin. Lajçak është viktimë e politikës europiane e cila është shumë kontradiktore dhe jo e definuar mirë të krijohet bindje sikur europianët nuk dëshirojnë të mbyllin asnjë proces kundrejt politikës amerikane që është e interesuar që çështja e Kosovës të mbyllet sa më shpejt me njohje reciproke.

 Ndikimi rus në këtë “përplasje”. Sa ka ndikuar dhe sa e rrezikshme apo  sa e rrezikon kjo paqen në Ballkan?

Rusia është e intresuar në çdo mënyrë për përhapjen e fronteve të reja e në Ballkan ka bërë disa tentativa, para një muaji apo diçka më teper filloi një ofensivë në  Ballkan fillimish në Bosnje pastaj me kishën serbe në Mal të zi, me protestat e dhunshme në Maqedoninë e Veriut dhe fatkeqësish edhe protestat në Shqipëri, ndërsa në Kosovë e ka listën Serbe, një nga liderët e saj edhe është takuar me presidentin Putin. Mirëpo megjithatë mundësia e destabilizimit është gati e pamundur për shkak edhe të ndikimit Amerikan, Bonstili, Kuçova ia bëjnë të pamundur Rusisë.  Ndërsa Serbisë NATO ia bëri të qartë se sa kohë i duhet NATO-s në  qoftë se gabon t´i ofrohet kufirit të Kosovës.

Ndërkohë reagimi në kohë e KFOR dhe deklarata e NATO  a janë ato një garanci për cështjen e shtetit kosovar por nga ana tjetër a janë ato një konflikt i shtuar në këtë situatë?

Garantues i kufijve te Kosovës ështe KFOR dhe rrjedhimish në një situatë të tillë kur vihet në rrezik kufiri është e natyrshme edhe deklarata e tyre dhe mendoj se i ka shërbyer paqes dhe stabilitetit, pastaj deklarata nga NATO i bënë Serbisë të kuptoj se çfarë mund ta gjejë në rast se gabon. Serbia di ta kërkoj maksimumin por edhe të terhiqet kështu që çështja e reciprocitetit do të zbatohet pas një muaji.

 Po sjellja e autoriteteve shqiptare në këtë krizë“?

Kreministri shqiptar Edi Rama ishte shumë i qartë në deklaratën e tij rreth situatës së krijuar, ndërsa në Kosovë mendoj që njëherë e sa më parë që është e mundur të arrihet një unitet së paku kundrejt Serbisë problemeve që vijnë nga Serbia dhe bisedimeve me Serbinë.

 A mund të kemi një rrëzim të qeverisë Kurti dhe nëse po, sa e dëmton kjo çështjen kosovare në një moment të tilë?

Ndryshim qeverie mund të ketë çdo herë, mirëpo rrëzim të qeverisë aktuale për raporte me Serbinë apo bisedime me Serbinë kjo nuk mund të ndodhë asnjëherë pra qeveria Kurti mund të rrëzohet për gjithcka tjetër por jo për raporte ndaj Serbisë e as për bisedime me Serbinë.  Unë uroj të mos kemi ndryshim qeverie pasi kjo më duket se na lë mbrapa dhe na humb shumë kohë deri ne krijimin e qeverisë së re e interesi jonë është që procesin e bisedimeve me Serbinë ta mbyllim nën presidentin Bajden.

Intervistoi: Klara Dervishi

 

* Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Abc24.al sipas ligjit Nr. 35/2016 “Për të drejtën e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi pa autorizimin e Abc24.al në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016*

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu