Interi thuhet se ka arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit italian të Breshas, Sandro Tonali.
Ky i fundit është një nga lojtarët më të spikatur të këtij sezoni dhe si pasojë e kësaj pas tij janë vënë klubet më të mëdha të Europës si: Juventus, Junajtid, Arsenal, Barcelona, Napoli, PSG-ja dhe Interi.
Pikërisht këta të fundit sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, kanë arritur marrëveshjen me Breshan, për transferimin e lojtarit për 30 milionë euro plus bonuse në të ardhmen.
Presidenti i Breshas, kërkonte të paktën 50 milionë euro për mesfushorin, por kriza e krijuar nga pandemia ka bërë që të bindet për ta lënë të lirë për 30 milionë euro.