Edon Zhegrova ka tërhequr e shumë klubeve.
Mediet franceze kanë konfirmuar interesimin e tri klubeve, Marseille, Lyon dhe Nantes për 21-vjeçarin.
Zhegrova momentalisht është i huazuar te Baseli, derisa pritet të rikthehet te Genku gjatë verës.
Ish-futbollisti i Prishtinës dhe Flamurtarit ka shkëlqyer këtë edicion me klubin zviceran, i cili nuk e shfrytëzoi opsionin për blerjen e tij për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.
Interesim për Zhegrovën kanë shprehur edhe Chelsea dhe Wolverhamptoni.