Inter-Werner, rihapet pista! Liverpool dhuron super “asist”

0
Gjigandi

Interi vazhdon që të jetë në garë për Timo Werner. Sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi i Leipzig ka lënë dyert ende të hapura për zikaltërit dhe duke parë se Liverpool nuk po lëviz me plan konkret dhe ofertë, gjithçka është e mundur!

Madje, “reds” kanë lënë për të kuptuar se nuk do të paguajnë klauzolën që vlen deri në datën 15 qershor. Vlera e kartonit është 50 milionë euro por sigurisht kjo do të ndodhë për Interin pasi të ketë shitur Lautaron te Barcelona dhe të ketë në dispozicion thesarin e duhur për të arritur te të paktën 2-3 futbollistë cilësorë.

Këtë sezon, Werner ka luajtur 29 ndeshje duke shënuar 25 gola dhe dhënë 7 asist në Bundesliga.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu