Sandro Tonali është një objektiv i deklaruar i Inter-it.
E ka kërkuar Conte dhe e duan me çdo kusht pronarët kinezë.
Kështu, ndoshta për të motivuar drejtuesit e klubit, televizioni i Suning PPTV, para fillimit të ndeshjes Inrter-Brescia, e ka prezantuar mesfushorin me fanellën zikaltër veshur.
Sandro Tonali, në fakt, është asi që del nga pakoja e letrave e Antonio Conte-s, i veshur me uniformën interiste.
“Tonali, asi zikaltër i Antonio Conte-s”, ka qenë mesazhi i PPTV.