Inter dhe Manchester United duket se do të sfidohen për sulmuesin e Lyon, Moussa Dembele.
Sipas Corriere dello Sport, 23-vjeçari duket se do të largohet nga Ligue 1 për shkak se Lyon nuk arriti të kualifikohej në edicionin e ardhshëm të Champions League pas mbylljes së parakohshme të kampionatit për shkak të pandemisë.
Për lojtarin, i cili vlerësohet 70 milionë euro, janë interesuar në të kaluarën edhe Chelsea me Barcelona-n. Tani i është shtuar garës edhe Inter-i i Antonio Conte-s, që kërkon të gjejë pasardhësin e Lautaro Martinez.
Argjentinasi pritet të transferohet te Barcelona këtë verë.