Dhjetra tifozë të Dritës janë nisur drejt Suharekës atje ku skuadra e tyre feston titullin e tretë në histori të klubit.
Intelektualët tashmë kanë pushtuar rrugët drejt Suharekës, shkruan Olle.
Tashmë dihet që Drita është shpallur kampion dhe ndeshja e fundit kundër Ballkanit nuk ka ndonjë rëndësi të madhe për klubin nga Gjilani.
Ani pse nuk lejohet, tifozët e Dritës, Intelektualët janë nisur për në Suharekë, për të festuar titullin e tretë në histori të klubit.