Në konferencën e mbajtur për shtyp, në përmbyllje të vizitës dyditore në Kosovë, kryeministri Edi Rama i cilësoi aktakuzat për krime lufte nga Prokuroria e Hagës ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit si metodë brutale dhe diskriminuese.
“Nëse do ishte aktakuza unë nuk do të isha këtu sot, s’do flisja në parlament dhe besoj se si çdokush tjetër, pavarësisht se çfarë do të mendoja do të isha i detyruar të prisja me durim procesin, po unë s’po flas për aktakuzën, po flas për një fletërrufe, një brutalitet ndërkombëtar, dhe kush nuk e sheh si të tillë ose është naiv ose ka shumë mllef. S’ka mundësi tjetër se përndryshe duhet të më informosh se në cilin rast tjetër në botë ka ndodhur kjo dhe duhet të më informosh pse një avokat shumë i njohur kroat arriti deri në pikën sa për atë lajmërim fletërrufe të thotë se duhet prokurori të përgjigjet jo ata të cilëve prokurori u kërkon të përgjigjet, sepse nuk ekziston në praktikën e drejtësisë që ti si institucion, media mund ta bëjë: nga një burim i brendshëm morëm vesh se po përgatitet kjo.. por institucioni të bëhet portal? Është shkelje flagrante e lirive dhe të drejtave të njeriut, ka një implikim shumë më të thellë sepse nuk goditet një njeri i zakonshëm por goditet kryetari i një shteti sovran dhe goditet drejtimi i lartë politik i UÇK-së dhe unë nuk dëshiroj mos ndodhë kurrë që unë dhe ti (i drejtohet gazetarit) të gjendemi pas disa koëhsh para faktit të kryer që nga ky brutalitet që gjithë UÇK-ja të konsiderohet organizatë kriminale.”
Shkruar nga: top-channel.tv