INSTAT: Bien me 12,8% aksidentet ne Shqiperi ne krahasim me vitin e kaluar – Lajmi i Fundit

0
Gjigandi

  Aksidentet rrugore janë ulur me 12,8 % për sa i përket nëntëmujorit të të viti 2019 në krahasim me një vit më parë. Në nëntëmujorin 2019, numërohen 1.136 aksidente rrugore nga 1.303 aksidente të ndodhura në nëntëmujorin e 2018. Për sa i përket muajit shtator 2019 numërohen 122 aksidente rrugore nga 156 aksidente të ndodhura në muajin Shtator 2018, duke u ulur me 21,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT në nëntëmujorin 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 157 persona nga 152 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa vetëm në muajin Shtator të këtij viti numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 20 persona nga 9 persona të vdekur në Shtator 2018. Po ashtu duke folur në gjuhën e shifrave INSTAT bën të ditur se në muajin Shtator 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 152 persona nga 218 që rezultoi një vit më parë, duke u ulur me 30,3 %. Numri i të aksidentuarve në nëntëmujorin e vitit 2019, rezulton 1.570 persona nga 1.765 persona, duke u ulur me 11,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018. Në muajin Shtator 2019, aksidentet rrugore, në 86,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25 –35 vjeç, duke zënë 32,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 13,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në nëntëmujorin 2019, aksidentet rrugore në 14,2 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 38,3 %, krahasuar me një vit më parë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu