Inspektorët e Federatës zbarkojnë në qendrën stërvitore

0
Gjigandi

Vetëm pak ditë më parë u raportua se Lacio ka thyer rregullat për stërvitje, teksa u tha se lojtarët ishin përfshirë në ndeshje 3 kundër 3.

Pikërisht për këtë arsye ditën e djeshme në qendrën stërvitore të Lacios, kanë zbarkuar inspektorë të Federatës Italiane, të cilët nuk kishin njoftuar asnjë më parë.

Kjo ndodhi për shkak se dëshironin të shikonin nga afër nëse Lacio po respektonte rregullat e vendosura për shkak të Koronavirusit, teksa nga dita e nesërme mund të nisë stërvitja në grup normalisht.

Pas inspektimit nuk u zbulua ndonjë shkelje nga ekipi i Inzagit, ndërkohë që kishte edhe një takim me presidentin Lotito ku u fol për situatën dhe rregullat që janë vendosur tani.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu