Industria e tekstilit dhe këpucëve në Shqipëri ka nevojë për 20 mijë punëtorë, alternativë po shi…

0
Industria e tekstilit dhe këpucëve në Shqipëri ka nevojë për 20 mijë punëtorë, alternativë po shi…
Gjigandi

Lufta në Ukrainë ka sjellë mundësi të reja për sektorin fason (industria e tekstilit dhe këpucëve) në Shqipëri, për shkak të riorientimit të tregut.

Por mbyllja e kontratave të reja me sukses vihet në rrezik për shkak të mungesës së fuqisë punëtore.

Përfaqësues të industrisë thonë se fasonët kanë sot rreth 20 mijë vende të lira pune.

“Fasoneria po punon me kapacitete të shkurtuara, në çdo 7 punonjës, dy janë larguar pas pandemisë. Ky ka qenë edhe fenomen i rajonit që pas pandemisë janë riorientuar dhe kanë lëvizur, kanë gjetur pozicion të ri. Atë punë që tashmë është zgjeruar edhe për disa arsye të tjera, edhe gama e klientelës, edhe cilësia, jemi në një fazë që kërkesat nuk i përballojmë dot më. Zgjedhim klientë, por nuk realizojmë dot porosinë e tyre sepse e kanë më datë të caktuar. Ky është ngërçi që kemi ne. Jemi në shumë vështirësi”, deklaroi për Vizion Plus Gjergji Gjika

Forca punëtore shqiptare e kualifikuar po lë vendin dhe të gjendur në këto kushte dhe me porosi të shtuara, fasonët po shohin mundësinë për të punësuar nga Sri Lanka apo Filipinet.

RonaTyra

Por kjo iu kushton më shumë bizneseve.

“Për nga kostot ekstra, një punëtor i huaj kushton dyfishin e punëtorit shqiptar. Ai edhe punon dyfishin e punëtorit shqiptar, ju jap edhe rendimentin e punës. Problem është që këta njerëz nëse e kanë ndarë mendjen të punojnë në këtë sektor.”

Përfaqësues të manifakturës thonë se edhe kjo është një zgjidhje afatshkurtër sepse edhe të huajt janë të përkohshëm në Shqipëri, pasi e përdorin vendin tonë si trampolinë për te kaluar në vendet e BE. Për këtë arsye, kërkohen zgjidhje afatgjata.

“Institucioni numër një që lidh punën me punonjësin është formimi profesional; qoftë një shkollë klasike, qoftë një shkollë e përshpejtuar, këtu mungon. Sado të mësojë ai, do ta bëjë në nivel amatori. Duhet kapërcyer kjo. Qeveria të bëjë detyrat e saj. Të detyrohen njerëzit që të punojnë, të gjithë. Në të kundërt, duke qëndruar në shtëpi e duke marrë pagën, nuk ka. Duhet të fillojë puna dhe më pas të rritet rroga gradualisht. Sa e kam rrogën unë? Po çfarë di të bësh ti në fillim? Ose ata që e dinë veten që janë të mirë dhe ikin, ose ata që rrinë këtu dhe thonë më mirë po gjej një cep këtu dhe po marr atë rrogën. Zyra e punës në Maqedoni është e kyçur, ata janë të gjithë në terren, bëjnë statistika dhe orientojnë njerëzit. Ndërsa në Shqipëri, rrinë presin kush i shkon. Jo, zyra e punës duhet të gërmojnë njerëzit një nga një. Nuk ka dhënë rezultat kjo. Dua 100 punëtorë që nesër. Asnjë nuk ka sjellë. Sa ditë do të pres që të më vijnë?”

Forca punëtore e specializuar në këto 30 vite është drejt plakjes, teksa fabrikat po mundohen të mbajnë nivelin e prodhimit në kontroll, duke investuar në teknologji, duke mbyllur ciklin dhe duke synuar klientë me vlerë të lartë.

Sektori fason në Shqipëri punësoi zyrtarisht rreth 56 mijë punonjës para krizës pandemike në vitin 2019.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu