Mëngjesin e sotëm është gjetur i mbytur në ujërat e rezervuarit të fshatit Sqepur 23-vjeçari Llazar Palla,i zhdukur disa ditë më parë.
Familjarët e viktimës kërkuan ndihmën e policisë për gjetjen e 23-vjeçarit , i cili ishte parë për herë të fundit pranë rezervuarit.
Ka qenë familja e tij që ka bërë ditë më parë denoncimin për të riun, i cili ishte shurdh-memec.
Ai u gjet nga polumbarët e RENEA-s, pas kërkimit në vendin ku edhe dyshonin familjarët se mund të kishte rënë.