Policia ka bërë publike pamjet e një “kulti seksual”, ndjekëse të së cilës ishin vajza të reja që i bëhej “lavash truri” e më pas abuzoheshin nga një 77-vjeçar i vetëquajtur “doktori”.
Policia ka ndërhyrë të dielën kundër këtij grupi, me qendër në qytetin Novara, pranë Milanos, me dyshimin për skllavëri dhe abuzim seksual, përfshirë dhe vajzat e reja. Policia ka njoftuar se drejtuesi i kultit, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka përdorur një seri biznesesh përfshirë shkolla valëzimi e shtëpi botuese për të joshur vajzat, e më pas t’i indroktinonte për të kryer abuzime të të gjitha llojeve.
Ndërkaq në pamjet e publikuara shikohen vajza me funde të shkurtra duke kërcyer si pjesë të një rituali ende të pacaktuar. Sipas autoriteteve organizata kishte 30 vite që e ushtronte këtë aktivitet…
Burimi: top-channel.tv