I vendosën tritolin, largohet nga banesa familja e 17-vjeçares që shfrytëzohej si prostitutë në Fushë Krujë

0
Gjigandi

Dy ditë pas operacionit që çoi në pranga katër persona që shfrytëzonin seksualisht një 17-vjeçare në Fushë Krujë dhe që merreshin edhe me lëndët narkotike, të kërkuarit vijojnë ende të jenë në arrati.

Njëri prej tyre është edhe personi që hodhi pakon me tritol të shtëpia e 17-vjeçares ditën e djeshme, Alket Brata.

Nga policia bëhet me dije se si për Alket Bratën ashtu edhe për Ameld Merlika po vijojnë kërkimet, ndërsa pas pak çastesh gjykata e Fushë Krujës do të japë masat për katër të arrestuarit.

Përsa i përket familjes së 17-vjeçares është larguar nga banesa ku dje u hodh tritoli, ndërsa tek ajo banon vetëm i ati. Ajo që ka evidentuar pakon me tritol dhe që ka lajmëruar më pas policinë ka qenë e ëma e vajzës.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu