I vdiq nëna, lojtari tregon se si e mashtruan

0
Gjigandi

Më vdiq nëna dhe nuk më lanë të iki në shtëpi,  lojtari akuzon: Më mashtruan, dua të largohem

Ëndrra për të bërë një karrierë ndërkombëtare është kthyer në makth për lojtarin brazilian Vinsente De Paula Mercedes. Lojtari i KF Bylisit nuk është paguar për katër muaj me radhë dhe po i mohohet e drejta (janë bllokuar hyrje-daljet) për t’u kthyer në Brazil.

Kështu thotë vetë ai për mediat braziliane me zë dhe figurë. Veç situatës delikate, Vinsentes i ka vdekur edhe mamaja shkurtin e shkuar, me një tumor në pankreas, por klubi nuk i dha leje që ai të ishte në funeral. “Nuk mund ta përshkruash dhimbjen dhe çfarë ndien kur humbet mamanë.

Diçka unike. Sapo e mora vesh që mamaja ishte sëmurë, komunikova me mjekun që më tha të isha pranë saj. Fola me presidentin e klubit, por ai më tha se do të ishte më mirë që të kthehesha në shtëpi, pasi nuk do të më linte. Më tha që do të jepte gjithçka më duhej, por nuk e bëri”, thotë braziliani për “esporte.band.uol.com.br”.

Lojtari nuk është i vetmi që nuk ka marrë rrogën, pasi, sipas tij, ka lojtarë të tjerë që nuk kanë marrë para prej një kohe akoma më të gjatë. Pa para, ushqimi konsumohet në klub dhe hotelin ku qëndron.

RonaTyra

“Federata Shqiptare e Futbollit na ka vënë në dispozicion 250 euro rrogë, por me këtë është e pamundur të mbijetosh. Një lojtar me një fëmijë e ka të pamundur, pasi duhet t’i dërgojmë para familjes”, ankohet Vinsente. Braziliani vinte nga një aventurë në Ukrainë, por rrëfen se mbërriti në Shqipëri përmes një menaxheri, i cili e kishte kontaktuar. “Më kontaktoi, më bëri një ofertë që ishte shumë e mirë.

Pranova, por kur mbërrita atje, situata ishte shumë ndryshe. Më gënjeu. Është shumë e trishtë, sepse shkojmë për të luajtur dhe përmirësuar jetën dhe jemi në këtë situatë. Jam i mërzitur, sepse janë ëndrrat e çdo të riu, çdo lojtari. Kjo gjë ama nuk ka ndodhur vetëm me mua”, është shprehur ai. Ashtu siç e pranon vetë Vinsente, ai nuk është rasti i vetëm. “Vazhdova të luaj e të stërvitem. Kërkova që të lihesha i lirë, por nuk ia dola. Nuk jam i qetë mendërisht. Mund të luaj, por ndihem i dekurajuar”, shprehet Vinsente për mediat braziliane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu