I ‘trokiti fati në derë’ si pronare e disa kompanive në aferën e inceneratorëve, e moshuara i drejtohet SPAK: Mbledh kanoçe, nuk di gjë

0
Gjigandi

Pas çiftit të  moshuarve, Rruzhdije dhe Shkëlqim Meta për Thanas Çani dhe Haxhire Gurakuqi situata sa vjen e bëhet më e rëndë pasi ata rezultojnë ‘pronarë’ të disa prej 24 kompanive që kanë bërë evazion fiskal me aferën e inceneratorëve.

Burime për median bëjnë me dije se ka qenë vetë Haxhireja e cila i është drejtuar SPAK, pasi rezulton se i kanë falsifikuar firmën dhe të dhënat personale për t’i përdorur në skemën e inceneratorëve. E vërteta qëndron se ajo jeton në kushte të mjerueshme dhe është tepër e varfër për të mbajtur në supe miliona lekë.

Haxhireja grumbullon kanoçe dhe mbetje të tjera të riciklueshme në koshat e mbeturinave të rrugëve të Tiranës. E moshuara në fjalë është paraqitur para dyerve të SPAK së bashku me djemtë e saj, pasi ka dëgjuar emrin në media. Ajo pohon se puna e saj e vetmë është mbledhja e kanoçeve në rrugë e kosha dhe nuk ka lidhje çfarë rezulton në dokumente.

Kujtojmë se Hajdari nuk është i vetmi emër që ka dalë nga kjo aferë, pasi mes të shumtëve ka edhe azilantë.

 

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu