I skadon kontrata, Milani në sulm për Depay

0
Gjigandi

Milani është duke u përgatitur që të transferojë Mephis Depayn nga Lyoni në afatin kalimtar të kësaj vere.

Tuttomercatoweb raporton se Rossonerët janë të gatshëm që të paguajnë 20 milionë euro për transferimin e sulmuesit holandez.

26-vjeçari aktualisht është duke u shëruar, pasi ka lënduar ligamentet e gjurit, mirëpo do të jetë i gatshëm për edicionin e ri.

Kontrata e tij me Lyonin skadon në qershor të vitit 2021 dhe rinovimi duket si i pamundur, pasi klubi nuk ka arritur të kualifikohet në garat evropiane.

Depay doli nga akademia e PSV Eindhoven, duke kaluar në vitin 2015 te Manchester United, derisa u shit te Lyoni në janar të vitit 2017.

RonaTyra

Holandezi ishte duke kaluar nëpër një sezon fantastik para lëndimit, duke shënuar 14 gola në 18 ndeshje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu