I shpallur në kërkim për drogë, arrestohet 31-vjeçari në Has

0
Gjigandi

Një 31-vjeçar është arrestuar në Has, pasi ishte i shpallur në kërkim kombëtar.

Shtetasi me iniciale M.C., ishte nën masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Kapet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Qafë Prush, në zbatim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në pikat e kalimit kufitar, në vijim të kontrolleve me përzgjedhje, ndaluan shtetasin në kërkim kombëtar M. C., 31 vjeç, banues në Londër, Angli. Gjatë procedurave në hyrje të PKK Qafë Prush, ky shtetas rezultoi person në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

RonaTyra

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas janë kryer nga DVP Tiranë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu