Mesfushori kroat nuk do ta vazhdojë kontratën dhe pritet të largohet nga “Camp Nou” gjatë verës që vjen
Ivan Rakitiç i ka prishur përfundimisht punët me Barcelonën.
Mesfushori kroat qe një kohë ishte ankuar për tretmanin jo të duhur që po ia bën gjiganti katalunas.
Por, tash mediat spanjolle shkruajnë se ish-futbollisti i Sevillës do të ndahet gjithsesi me kampionin aktual spanjoll.
E përditshmja spanjolle “Sport” shkruan se përfaqësuesi kroat nuk e ka ndërmend ta vazhdojë kontratën, e cila i skadon në vitin 2021.
Madje, ai mezi po e pret përfundimin e këtij sezoni për t’u larguar nga “Camp Nou”.
Interesim për nënkampionin e botës me Kroacinë kanë shprehur Tottenhami, Interi dhe Juventusi.
Nëse eventualisht mbetet në Barcelonë, Rakitic do të jetë lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme.