I ofronte lëndë narkotike klientëve në lokal, shpallet në kërkim 45-vjeçari në Elbasan

0
Gjigandi

Një 45-vjeçar është shpallur në kërkim në Elbasan, pasi në lokalin e tij ofronte për klientët lëndë narkotike të llojit kokainë por edhe organizonte baste sportive.

Shtetasi me iniciale R. S., 45 vjeç akuzohet për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasin R. S., 45 vjeç, banues në Elbasan, për veprat penale “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit që ky shtetas kishte marrë me qira.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një aparat celular me të cilin dyshohet se 45-vjeçari organizonte baste sportive.  Punohet për kapjen e shtetasit R. S.

RonaTyra

Gjithashtu u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi N. Ll., 28 vjeç, banues në Elbasan, klient në këtë lokal, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një aparat celular më të cilin dyshohet se vinte baste sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu