I nxehti afrikan/ Gushti përvëlues, me temperatura mbi 40 gradë

0
Gjigandi

I nxehti afrikan pritet të pushtojë Evropën ditët e ardhshme duke lajmëruar kështu një muaj përvëlues, me temperatura mbi 40 gradë celcius.

Sipas meteorologëve, trazirat po largohen dhe pas një pjese të parë të verës, të pranueshme, muaji i fundit do të karakterizohet nga vapa e madhe.

Deri më tani, në pjesë të ndryshme të kontinentit, është regjistruar një verë pak a shumë normale, me alternime mes fazave të kohës së bukur dhe të freskët dhe stuhive të shpejta që janë parë në disa rajone në Italinë e Veriut apo edhe në vende të tjera përreth.

Por tani, ekspertët flasin për një valë të nxehti afrikan që po vjen, madje që në javën e parë të gushtit, e cila pritet të jetë e zjarrtë.

Kështu, meteorologët parashikojnë ardhjen e një mase ajri saharian rreth 4-5 gushtit.

RonaTyra

Pjesa e parë e gushtit, sipas ekspertëve, do të jetë pa lagështira, me një mot të pastër dhe të qëndrueshëm, ndërsa në vijim, termometri do të tregojë vetëm vlera të larta. 

Për sa i takon fundjavës, meteorologët thonë se trazirat që kanë kaluar ditët e fundit në pjesën veriore të Italisë, tani do të zhvendosen shpejt drejt Ballkanit për t’u lënë vendin, javën e ardhshme, masave të presionit të lartë nga Afrika e Veriut që do të sjellin ditë me diell, por shumë të nxehta në të gjithë zonën përreth Mesdheut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu