Politikani Nard Ndoka ka startuar sot emisionin e tij “Hola Nardi”, në E Diell ku në episodin e parë ka marrë një përshëndetje speciale.
Bëhet fjalë për ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili ka gjetur kohën që të bëjë një urim për ish-ministrin e kabinetit të tij.
Në urimin e bërë nga zyra e tij, Berisha liston arsyet se përse Ndoka do të ketë sukses në fushën e re ku ka vendosur që të investohet larg politikës.
“
I sigurtë se Hola Nardi do të jetë një sukses i vërtetë, një fillim i ri i madh në një fushë të re, por në të cilën ka një talent të pranuar universalisht. Humori, batutat por edhe kimizimi i tij janë elementë thelbësore në nisjen e këtij emisioni,
“-thotë Berisha.