I jep fund beqarisë

0
Gjigandi

Sulmuesi çek Patrick Schick do t’i japë fund beqarisë këtë të shtunë, teksa ka planifikuar ceremoninë martesore me bukuroshen Hana Behounkova në kryeqytetin e vendit Pragë, nën praninë e prindërve dhe një rrethi të afërt miqsh.

Çifti kanë shumë vite të fejuar dhe kishin kohë që e prisnin këtë moment, por ceremonia martesore ishte shtyrë më herët për shkak të pandemisë, ndërsa tani është gjithçka gati.

Menjëherë pas dasmës, sulmuesi do të rikthehet në Gjermani, ku do të nisë përgatitjet me skuadrën e Leipzig, në kuadër të ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, që do të startojnë në fillim të muajit gusht.

Megjithatë e ardhmja e sulmuesit është ende e paqartë, pasi klubi gjerman e ka në huazim dhe ka ofruar vetëm 20 milionë euro për blerjen përfundimtare, shifër kjo e cilësuar mjaft e ulët nga Roma që ka pronësinë e kartonit.

Por sipas mediave italiane, së fundi në garë është futur edhe klubi i Milanit, që kërkon të shfrytëzojë pasigurinë e Leipzigut, për të marrë 24-vjeçarin nag Roma dhe ka gati një ofertë prej 30 milionë eurosh.

RonaTyra

Vetë menaxheri i sulmuesit, Pavel Paska deklaroi se deri tani nuk ka asnjë të dhënë mbi ofertën e kuqezinjve, por pranoi Schick është një futbollist i preferuar për Ralf Rangnick, që me shumë gjasa do të ulet në stolin e Milanit në përfundim të këtij sezoni.

“Nuk di asgjë për interesimin e Milanit, por nëse Rangnick ulet në stol, gjithçka mund të ndodhë. Ralf e vlerëson shumë Schick dhe ishte një nga njerëzit që këmbënguli për transferimin e tij te Leipzig, ndaj tani mund ta kërkojë te kuqezinjtë, duke qenë se bëhet fjalë për një 24-vjeçar që e njeh mirë kampionatin italian”, deklaroi Paska.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu