Një 22-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Korçës, pasi gjatë një kontrolli të ushteuar ndaj tij, iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Po ashtu, një 60-vjeçar u arrestua nga blutë e rajonit juglindor, pasi u kap në vendin e quajtur “Sopatishte”, mbi fshatin Boboshticë, Korçë, duke prerë dru në një sipërfaqe pyjore në pronësi të një shtetasi tjetër.
Gjithashtu një 22-vjeçar u procedua penalisht pasi ka goditur me sende të forta shtetasin B. R., 52 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën
Njoftimi i policisë:
DVP Korçë / Vihen në pranga 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. Sh., 22 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, disa doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit Y. S., 60 vjeç, banues në fshatin Kamenicë, Korçë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, pasi u kap në vendin e quajtur “Sopatishte”, mbi fshatin Boboshticë, Korçë, duke prerë dru në një sipërfaqe pyjore në pronësi të një shtetasi tjetër.
Gjithashtu këto struktura referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin M. D., 22 vjeç, banues në Korçë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, pasi më datë 23.08.2022, në lagjen nr. 8, Korçë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin B. R., 52 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit M. D.
Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.