I gjendet një armë zjarri dhe arsenal municionesh, arrestohet 45-vjeçari në Shijak

0
Gjigandi

Një 45-vjeçar është arrestuar sot në Shijak në kuadër të operacionit “Hidden” pasi akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, në vijim të kontrolleve “blic”, të ushtruara në ambiente të ndryshme, me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative për një shtetas që mbante armë zjarri pa leje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Hidden”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

-A. Q., 45 vjeç, banues në Shijak, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

RonaTyra

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në banesën e këtij shtetasi, ku kanë gjetur të fshehur një armë zjarri pushkë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu