Rifitoi shikimin, gruaja e verbër magjepset pas bukurisë së bashkëshortit

0
Gjigandi

Historia e dashurisë së Sophia Corah, duket sikur ka dalë nga ndonjë film. Ajo u zgjua një ditë dhe jeta e saj nuk ishte më e njëjtë. Nuk shikonte asgjë.Pavarësisht nga gjendja e saj vendosi të mos e linte kolegjin. U transferua në një tjetër që ishte më afër shtëpisë, pasi nuk mund të shkonte më aq larg. Në shtëpi gjërat ishin më ndryshe, por sapo largohej prej saj, çdo gjë bëhej më e vështirë. Sidoqoftë, fati e deshi që Sophia të takonte një burrë të mrekullueshëm, Christian. “Ai me të vërtetë u bë familja ime dhe sistemi i mbështetjes. Më prekte mënyra sesi më mbronte, edhe pse sapo ishim njohur”, tregon ajo.

Që të dy punonin si asistentë në kolegj dhe e nisën marrëdhënien e tyre si miq.

“Christian më mbante tek krahu nëpër kampus. Sigurohej që unë të haja drekën”. Por momenti më i veçantë në jetën e tyre bashkë, ishte ai kur ajo e pa për herë të parë. Procesi i saj i shërimit konsistonte në provimin e grupeve të ndryshme të lenteve të kontaktit dhe 2 operacioneve. Lentet e para që përdori Sophia nuk funksionuan për një kohë të gjatë, por ajo ishte në gjendje të shihte fytyrat për disa orë në ditë. Kur pa fillimisht fytyrën e Christian, u magjeps. “Ai mendoi se m`u duk i shëmtuar për shkak të reagimit tim. Në fakt ai ishte më i bukur nga sa kisha menduar”, tregon ajo. Prej disa kohësh janë martuar dhe të dy punojnë, por ndërkohë Sophia është edhe e angazhuar për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga i njëjti problem si ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu