Policia e Matit ka kapur një shtetas të shpallur në kërkim i dënuar me 4 vite burg për “Kultivim të bimëve narkotike”.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Often” u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim M. Gj., 57 vjeç, banues në fshatin Baz, Mat.
Këtë shtetas, Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burg, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”. Shtetasi M. Gj, është arrestuar më parë nga Policia ( në vitin 2020), ku në bashkëpunim me disa persona të tjerë, kanë rezultuar se janë autorë të disa rasteve të kultivimit të bimëve narkotike në zonat malore të njësive Administrative Ulëz dhe Baz.
Shtetasi M. Gj., duke qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, e ka thyer masën e sigurisë dhe u shpall në kërkim në shtator 2021, ku si rezultat i informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.