I dënuar me 2 vite burg për mashtrim, arrestohet 53-vjeçari në Durrës

0
I dënuar me 2 vite burg për mashtrim, arrestohet 53-vjeçari në Durrës
Gjigandi

Arben Kupi 53-vjeç me banim në Tiranë është arrestuar në Durrës nga policia pasi ishte i shpallur në kërkim për mashtrim.

Ai ishte dënuar me 2 vjet burgim.

“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, forcat operacionale të DVP Durrës bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit Arben Kupi, 53 vjeç, banues në Tiranë. Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, e cila e ka dënuar këtë shtetas, me 2 vjet burgim, për veprën penale Mashtrimi”

, thotë policia.

Pas denoncimeve të tjera të bëra nga qytetarët, për mashtrime nga 53-vjeçari, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, në mars të vitit 2021, i ka caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për njëjtën vepër penale.

RonaTyra

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu