I del në mbrojtje Messit

0
Gjigandi

Sergio Aguero ka thënë se ai nuk i kupton kritikat ndaj Lionel Messit që i bëhen kur luan për Argjentinën.

Sulmuesi i Manchester Cityt që luan së bashku në kombëtare me yllin e Barcelonës, ka bërë të ditur se 32-vjeçari jep gjithçka nga vetja për të arritur suksese.

Madje, Aguero ka thënë se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë vuan më shumë nga të gjithë kur Argjentina dështon në gara ndërkombëtare.

“Jemi shumë të mërzitur ku humbim me ekipin kombëtar. Ne vuajmë dhe kalojmë kohë të vështira pas humbjeve. Mund të luaj në Kupën e Botës 2022 pa dhimbje, edhe pse kam probleme në gju. Por, tani të gjitha forcat janë përqendruar vetëm në Kupën e Amerikës”, ka thënë fillimisht ai.

“Unë dhe Messi kemi punuar së bashku që nga viti 2005. Nuk i kuptoj ata që e kritikojnë se si luan në ekipin kombëtar. Ai është i pari që vuan nga mossuksesi, por vazhdon të qëndrojë në ekipin kombëtar”.

RonaTyra

“Messi është shumë i shpejtë dhe nuk u jep kundërshtarëve të tij kohë të reagojnë. Është e pamundur të analizohet”, ka shtuar më tej Aguero.

Sulmuesi aktualisht ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2021 dhe me gjasë që ai nuk do mund të luajë më në kombëtaren e Argjentinës, pasi mosha e tij nuk lejon më atë të luajë në nivele të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu