Hyka tregon vështirësitë e udhëtimit me Lilajn

0
Gjigandi

“Udhëtimi i Jahmir Hykës dhe Sabien Lilajt pas mbërritjes në Izrael dhe nisjes nga Shqipëria pas Koronavirusit, të kujton emigrimet në vitet 1950 në ‘Tokën e Shenjtë’ dhe më pak epokën modern. Kur po dilnin raste të pakta me virus, Nes Ziona vendosi që të njoftonte të gjithë lojtarët të kthehen në ekip. Por kur Hyka dhe Lilaj donin të ktheheshin në Izrael, tashmë ishte një detyrë shumë më e vështirë. Shqipëria kishte mbyllur aeroportin në Tiranë, dhe drejtuesit e klubit tashmë nuk ishin në gjendje t’i rikthenin të dy të huajt në Izrael.”, shkruan “Israel Hayom”, në shkrimin e kushtuar udhëtimit të Hykës dhe Lilajt nga Shqipëria drejt Izraelit.

Hyka në një intervistë të dhënë për këtë media, shprehet se udhëtimi ka qenë jashtë zakonisht shumë i vështirë, duke thënë se fluturimet ishin ndaluar dhe ata në të vetmin fluturim që u lejua kaluan në Gjermani, për të udhëtuar më pas drejt Izaraelit, udhëtim që zgjati dy ditë.

“Na u deshën gjithsej dy ditë për të udhëtuar nga Shqipëria drejt Izraelit. Në ditët normale është një fluturim më pak se katër orë. Ne u përpoqëm që të gjenim një zgjidhje për të arritur direkt në Izrael, por nuk kishte fluturime, vetëm njëherë në javë. Për këtë arsye menduam zgjidhjen tjetër, për të shkuar fillimisht në Gjermani dhe prej andej vazhduam në Izrael.

Në fund gjetëm një fluturim për në Tel Aviv, por vetëm një ditë më vonë. Pastaj zbuluam se nuk kishim se ku të flinim në Frankfurt. Nuk mund të dilje as nga aeroporti për shkak të procedurave qeveritare për shkakun e Koronavirusit. Ishin plot 28 orë që qëndruam në aeroport. Gjetëm një cep të vogël për të fjetur dhe kjo është e gjitha.

Normalisht që ne jemi sportistë, por atje nuk kishte asgjë tjetër për të ngrenë veçse ‘McDonalds’. Ne kemi ngrënë atje dhe pimë shumë kafe. Duhej të hanim diçka.

RonaTyra

E dija që nuk do të ishte e lehtë, por nuk e imagjinova një udhëtim kaq të gjatë. Por isha me fat që këtë udhëtim e përshkrova me Sabien Lilajn. Kjo është një histori që unë do ja tregoj nipërve dhe mbesave të mia në të ardhmen.

Në Shqipëri nuk mund të dilnim nga shtëpia, kështu që unë nuk jam stërvitur fare. Ishte një situatë shumë ë vështirë, por ne e kaluam atë.  Si futbollist profesionist bëra gjithçka që munda. Edhe në shtëpi kam punuar shumë, stërvitje me forcë dhe vrap, por jo me topin.

Ne zbritëm natën këtu dhe aeroporti ishte i zbrazët, por pastaj dolëm jashtë dhe pashë që gjithçka dukej normale. Makinat në rrugë, njerëzit në rrugë. Kam dëgjuar që njerëzit po shkonin në det. Situata këtu dukej e mirë.

Nëse ekziston mundësia që tifozët të rikthehen në stadium, do ishte shumë mirë. Kam parë ndeshje pa tifozë dhe ishte jashtëzakonisht e çuditshme. Nëse situata në Izrael shkon drejt përmirësimit atëherë do kthehen edhe tifozët.”, u shpreh Hyka.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu