Humolli: Ministrja u zotua se kërkesa jonë do të merret seriozisht 

0
Gjigandi

Idriz Humolli, themelues i Bodibildingut dhe fitnesit të Kosovës, përmes një shkrimit në profilin e tij në facebook, iu drejtohet opinionit sportiv.

“Për të gjithë Udhëheqësit e Klubeve të Bodibildingut dhe Fitnesit të Republikës të Kosovës, Udhëheqësinë e Federatës, Bordin dhe anëtarët e Kuvendit të saj, trajnerët, garuesit dhe entuziastët tjerë.

Ne përfaqësuesit e fitneseve sot u takuam me Ministren e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës zonj. Vlora Dumoshi dhe Drejtorin e Departamentit të Sportit të Kosovës Ibër Alaj, ku paraqitëm nevojën, arsyeshmërinë dhe domosdoshmërinë e rihapjes së fitneseve, duke dhënë argumente të shumta e të pa kontestuara.

Ministrja u zotua se kërkesa jonë e sotit dhe ajo me shkrim e cila dje është dorëzua në Departament të Sportit dhe Komitetin Olimpik, do të merret shumë seriozisht dhe se e njëjta do të paraqitet për shqyrtim në Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës ditën e shtune, dhe mbi bazën e saj do të njoftohemi në kohën e duhur.

Unë shfrytëzova rastin që pos kërkesës për rihapje, ta njoftoj Ministren dhe Drejtorin e Departamentit të Sportit, se në kuadër dhe me qëllim të fuqizimit dhe organizimit të përgjithshëm të klubeve si dhe Federatës tashmë kam bërë disa përgatitje për inicimin dhe themelimin e

RonaTyra

Shoqatës së Bodibildingut dhe Fitnesit të Kosovës.
Për nevojën, rolin dhe rëndësinë e kësaj Shoqate besoj se nuk ka nevojë për sqarime shtesë.

Të nderuar, ju lutem që të dërgoni komentet tuaja (besoj konstruktive) , për këtë iniciativë, mbi bazën e të cilave të gjithë së bashku të fillojmë ecjen përpara dhe jetësimin e kësaj nisme për të cilën edhe djali im Besniku ka kontribua shumë.
Jam i bindur se ky inicim është shumë i nevojshëm për nivelin e zhvillimit të Bodibildingut dhe Fitnesit të Kosovës.
Besoj se jemi, nëse jo të parët në rajon, atëherë sigurisht ndër të parët në këtë drejtim”, ka shkruar Humolli.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu