Humbja në zgjedhje, kreu i PD-së: Jam i gatshëm të marr çdo vendim

0
Humbja në zgjedhje, kreu i PD-së: Jam i gatshëm të marr çdo vendim
Gjigandi

Kryetari i Partisë Demokratik Lulzim Basha këtë të enjte në një deklaratë për mediat ka theksuar se është i gatshëm që të marrë çdo vendim që është në interes të demokratëve.

Basha në fjalën e tij është shprehur se struktrurat e partisë për momentin janë në një proces reflektimi dhe analize për zgjedhjet e 6 marsit dhe pasi kjo gjë të mbyllet do të mbahet përgjegjësia që duhet.

Kryedemokrati ndër të tjera ka theksuar se mësimi i 6 marsit është një hap i rëndësishëm për të ardhmen e PD-së e cila sipas tij tashmë do të dalë më e bashkuar dhe më e fortë se kurrë.

“Reflektimi të bëhet ashtu siç duhet të respektojmë ata që kanë mendimet e tyre ndaj jemi në një proces. Që nisi që pas 6 marsit dhe do vazhdojë. Është proces i thellë reflektimi. Me qëllim interesin më të mirë. Se qëllimi kryesor është përçarja mes nesh. Jam gati të bëjë çdo gjë për të mirë të PD. T’i paraprijmë ngjarjeve nuk është e mençur. Siç e thash ne kemi mbledhur strukturën e parë. Kolegjin dhe do mbledhim edhe kryesinë. Deputetët kanë kërkuar të jemi në kontakt. Demokratët do marrin në dorë fatin e tyre. PD do dalë nga procesi e fortë dhe e bashkuara. Jam i gatshëm të marrë çdo hap që PD të jetë e fortë

“, ka thënë Basha.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu