Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të shtune në rrugën “Fadil Deliu”, në kryeqytet.
Një 67-vjeçare, e identifikuar me inicialet S.Ç ka humbur jetën.
Pasi dyshohet se ra aksidentalisht nga tarraca e banesës ku ishte duke punuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.