Honor filloi si “vëllai i vogël” i gjigantit kinez të teknologjisë Huawei, por është bërë më i pëlqyer në perëndim që kur u bë i pavarur nga Huawei në vitin 2020.
Sipas mediave të huaja, përcjell abc24.al, Honor është gjithashtu i njohur për prodhimin e pajisjeve “të nivelit të mesëm buxhetor” dhe tërheqin një audiencë më të re.
Por nuk është një “telefon kryesor”, as nuk po përpiqet të jetë.
Për shembull X8 është një smartphone që përmban një përzierje të çuditshme të specifikimeve të avancuara dhe më modeste.
Bëhet fjalë për një smartphone me një ekran 6,7 inç me një rezolucion prej 1080 x 2388 pikselë, duke e bërë atë shumë të mirë për të parë filma dhe për të luajtur lojëra.
Shkëlqimin dhe ngjyrat thuhet se i ka të mira, por nuk do të krahasohen me Samsung ose Apple.
Honor X8 përdor procesorin Qualcomm Snapdragon 680, i cili nuk është aq i njohur për fuqinë e tij, por përdorimin efikas të baterisë.