Apple prezanton smartfonin me cmim të lirë – Lajmi i Fundit – Lajme

0
Gjigandi

Kompania Apple planifikon të sjellë në treg një iPhone të lirë, i cili do të plotësojë modelet më të mira që kompania do të zbulojë në ditët në vijim. Sipas gazetës ekonomike japoneze “Nikkei”, sipas së cilës kompania Cupertino do të hedhë në treg në pranverë për të rifituar aksionet në tregun global të smartfonëve, ku kompania është e treta pas Samsung dhe Huawei. IPhone i lirë do të ishte pasardhësi i iPhone SE i nxjerrë në treg në vitin 2016 me një çmim prej 400 dollarësh. Apple do të prezantojë më 10 shtator modelet iPhone 11, 11 Pro dhe 11 Max. Smartfonët e lirë mund të përdoren për të thithur klientët veçanërisht në Kinë duke garuar me kompanitë Samsung dhe Huawei.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu