Në një deklaratë të shkurtër në “Tuitter”, skuadra e Bundesligës, Hoffenheimi konfirmoi se Alfred Shreuder, i cili kishte qenë ndihmës nën trajnerin e kaluar Julian Nargelsmann do të largohej nga klubi me efekt të menjëhershëm.
Skuadra gjermane aktualisht është në vendin e shtatë në renditje, dy pikë larg nga futbolli evropian.
Kontrata e tij skadonte më 30 qershor 2022, por palët janë pajtuar që të ndërprehet bashkëpunimi. Shreuder erdhi në Hofenhajmi nga klubi holandez Ajaks Amsterdam në fillim të këtij sezoni.