Higuita: Escobarin e kisha mik

0
Gjigandi

Ai që nuk i detyrohet kujt për asgjë, nuk ka frikë. René Higuita e di shumë mirë, edhe nëse flitet për famëkeqin Pablo Escobar.

Autori i ndërhyrjes së famshme “Akrep”, një legjendë e futbollit kolumbian, nuk e injoron marrëdhënien që ka pasur me bosin e drogës. Nuk e bën as sot, madje i është mirënjohës për ndihmën që i ka dhënë futbollit në një periudhë të vështirë.

Në një bisedë të gjerë 90-minutëshe me “Fox Sports”, “El Loco” kujtoi kohën u arrestua dhe u fut në burg pasi u akuzua se kishte ndërmjetësuar për të zgjidhur një rrëmbim.

“Autoritet në Kolumbi më kërkuan të dorëzoja Pablo Escobarin duke më premtuar se nuk do të më arrestonin. E dinin që isha i pafajshëm, por në të gjitha bastisjet që nisën kundër tij, fusnin në burg edhe njerëzit që Pablo njihte. Njerëzit më konsideronin mik të tij, pasi e vizitova në burgun e La Catedral. U thashë që nuk dija asgjë, madje nuk do të tregoja edhe për të kisha informacion. Ishte detyra e autoriteteve. Unë i isha mirënjohës Pablo Escobarit për faktin se kishte ndriçuar fushat e futbollit kur askush tjetër nuk e kishte bërë.”

Higuita shpjegon më pas se të ishe mik i Pablo Escobarit nuk do të shoshte se ishe trafikant.

RonaTyra

“Unë jam ky që jam, mik i të gjithëve,” – vijon portieri aktual i Atletico Nacional. – “Pse isha mik me Pablon s’do t thotë që isha trafikant. Dikujt do t’i pëlqejë, dikush tjetër do të më konsiderojë armik. Fakti që kam qenë futbollist më bën të ndihem krenar”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu