Fati i çdo fëmije të gjinisë femërore varet nga babai: Këto pesë fjali vajza patjetër duhet t’i dëgjojë nga babai!

0
Gjigandi

Marrëdhënia me babanë përcakton kryesisht periudhën e mëvonshme të rritjes familjare të vajzës

Për zhvillim të drejtë psikik të fëmijës është e domosdoshme pjesëmarrja e të dy prindërve.

Nga ndonjë arsye baballarët shpesh janë shumë pak të pranishëm në edukimin, ndërkaq nuk janë të vetëdijshëm sa shumë ndikim mund të kenë në jetën e fëmijës, posaçërisht të fëmijëve të gjinisë femërore.

Këto pesë fjali çdo vajzë patjetër duhet t’i dëgjojë nga babai i saj:

1. Je shumë e bukur!

RonaTyra

Çdo qenie femërore ka nevojë që të ndihet e bukur. Mirëpo kur mashkulli i parë me të cilin vajza e vogël takohet në jetë – babai, e përsërit këtë, kjo përsëritje ndikon pozitivisht te fëmija i gjinisë femërore.

2. Të dua!

Kjo frazë u është e nevojshme të gjithëve, posaçërisht fëmijës së lëndueshëm të gjinisë femërore. Nëpërmjet shprehjes së dashurisë nga babai, vajzat bëhen të vetëdijshme se si duhet të sillet mashkulli në moshën e rritur ndaj saj.

3. Për çka po mendon?/A dëshiron të bisedojmë?

Bisedat e sinqerta me babanë i nguliten në mendje vajzës për gjithë jetën. Ata i japin ndjenjën që është e vlefshme, e vlerësuar, interesante dhe janë mënyrë e shkëlqyeshme që vajza të mësojë se si arrihet besimi te mashkulli.

4. Meriton më të mirën!

Kur babai e thotë këtë fjali, te vajza zgjon vetëbesim të madh. Në të ardhmen do të dijë ta vlerësojë veten dhe të marrë vendime të mira.

5. Do t’ia dalësh!

Besimi i babait në aftësitë e vajzës i japin asaj besim në vetvete dhe i japin forcë dhe vullnet që të vazhdojë përpara. Çdo baba patjetër duhet ta përkrahë vajzën e vet – kjo është garanci për të ardhme të mirë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu