Vushtrria fiton ndaj Ferizajt në takimin formal

0
Gjigandi

Vushtrria e ka mposhtur Ferizajn në kuadër të javës së 30-të në Superligën e Kosovës me rezultat 1-0.

Vushtrriasit e filluan mjaftë mirë takimin duke krijuar rastet mjaftë të mira për gol, por që nuk arritën t’i konkretizonin ato.

Nga presioni i lartë që bënë vendasit ndaj Ferizajt, arritën të kalonin në epërsi në minutën e 22-të me anë të Drilon Fazliut.

Pjesa e parë u mbyll me këtë gol, derisa në të dytën nuk kishte ndonjë rast serioz.

Ferizaj tentoi që së paku të merrte një pikë nga kjo sfidë, por mbrojtja vendase ishte në nivelin e detyrës.

RonaTyra

Pas javës së 30-të, Ferizaj është në vendin e 10-të me 26 pikë, dhe Vushtrria në të 11-in me pesë më pak, derisa kanë rënë nga Superliga. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu