Një grua është hedhur nga kati i katërt i një pallati në Elbasan.
Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen Vullnetari.
E moshuara është dërguar në gjendje të rëndë drejt spitalit të Elbasanit.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje dhe as nëse e moshuara jetonte e vetme apo me familjen në banesë.