Hena e plote mbi Malin e Çikes e fotografuar nga brigjet italiane

0
Gjigandi

Një foto e rralle është publikuar në mediat italiane. Foto eshte shkrepur në mbrëmje në zonën e Otrantos në brigjet e Italisë së Jugut, ku duket hëna e plotë e fshehur pas Malit të Çikës në Vlorë. Imazhi i publikuar nga Giusy De Santis dhe Luigi Marzo është bërë mbrëmjen e 13 tetorit. Në njërën krah të fotos, Katedralja e Otrantos në zonën e Salentos, ndërsa mbi të në sfond, pamja e mrekullueshme e hënës së plotë dhe më e skuqur se kurrë nga brigjet shqiptare të jugut të vendit. Nuk është hera e parë në fakt që malet e Shqipërisë shihen kaq qartë në fotot e shkrepura nga brigjet e Salentos.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu