Helikopteri Ingenuity filmon fluturimin rekord në Mars, NASA publikon pamjet

0
Helikopteri Ingenuity filmon fluturimin rekord në Mars, NASA publikon pamjet
Gjigandi

Agjencia hapësinore amerikane NASA ka shkruar historinë, pasi që helikopteri i saj Ingenuity në Mars ka kryer fluturimin rekord.

Ingenuity gjatë 19 prillit është bërë fluturakja e parë që me sukses kreu fluturimin në Mars – pasi që kishte arritur lartësinë prej tri metrave dhe më pas kishte fluturuar për 30 sekonda dhe kishte aterruar në Mars.

Prej atëherë ky helikopter miniaturë ka kryer një sërë fluturimesh në Planetin e Kuq, e tani ka vënë rekordin e ri.

NASA ka njoftuar se Ingenuity ka filmuar fluturimin e 25-të, njëherit fluturimin rekord duke kaluar 704 metra me një shpejtësi prej 3.5 m/s.

RonaTyra

Ka qenë fluturimi më i gjatë dhe më i shpejtë i helikopterit të NASA-s në Mars. Ingenuity ka arritur lartësinë prej 10 metrave duke lëvizur në jugperëndim – e shpejtësinë maksimale e arriti për më pak se tre sekonda.

Pavarësisht se bëhet fjalë për videon bardhezi, shihet rëra si dhe terreni i rrafshët mbi të cilin ateron pa problem fluturakja.

Fluturimi ka zgjatur 161.3 sekonda, por videoja është përshpejtuar për rreth pesë herë për të zgjatur më pak se 35 sekonda.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu