Real Madrid ka investuar shumë tek ai, por akoma nuk është shpërbyler. Sigurisht, Eden Hazard do të ketë menduar se sezoni i tij i parë me Los Blancos do të kishte qenë ndryshe nga ai që ka kaluar.
Probleme me peshën, më pas ato fizike dhe në fund karanina për shkak të coronavirus-it. Situata është komplikuar akoma më shumë nga problemet në nyjën e kmëbës, që nuk e ka lejuar të luajë me rregullsi.
Një situatë që po shqetëson Real Madrid-in. Siç ka bërë të ditur Cadena Ser, fantazisti belg duket se është kthyer të ndiejë dhimbje në të njëjtën kavilje të dëmtuar gjatë pjesës më të madhe të sezonit.
Pasi u kthye në fushë më 28 qershor kundër Espanyol-it, ish-ylli i Chelsea-t ka munguar në ndeshjet pasardhëse kundër Getafe-s dhe Athletic Bilbao-s dhe arsyeja është gjithmonë e njëjtë: ndien dhimbje.
Hazard e ka nisur bashkë me shokët e skuadrës stërvitjen e fundit, por më pas ka vazhduar vetëm. Ndjesi negative që kanë frikësuar klubin, që ka nevojë ta ketë në dispozicion për ta çuar deri në fund sezonin.
Të fitojë La Liga-n dhe të përmbysë, ndoshta, rezultatin e ndeshjes së parë të 1/8-ve të Champions League kundër Manchester City-t.