​Haxhiu bën thirrje që të ndërpritet greva e punëtorëve të administratës në institucionet e drejt…

0
​Haxhiu bën thirrje që të ndërpritet greva e punëtorëve të administratës në institucionet e drejt…
Gjigandi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, iu bëri thirrje punëtorëve të administratës së institucioneve të drejtësisë që të ndërpresin grevën. Sipas saj, si ministri po punojnë në adresimin e kërkesave të tyre, ndërsa shtoi se me këto greva po vuajnë qytetarët.

Këto komente, ministrja Haxhiu i bëri në tryezën e organizuar nga Demokraci Plus me temë “Përmirësimi i zbatimit të drejtësisë procedural në gjykatat themelore të Kosovës: sfidat dhe mundësitë”.

Haxhiu: Greva duhet të ndërpritet

“Si ministre e Drejtësisë i bëj thirrje stafit të institucioneve të drejtësisë që të ndërpresë grevën për faktin se ne jemi duke punuar që t’i realizojmë kërkesat që kanë, ne jemi duke punuar edhe në Projektligjin për paga edhe në Projektligjin për administratën e sistemit të drejtësisë. Dhe nuk ka arsye për momentin që të hyhet në grevë sepse kështu po e vuajnë qytetarët të cilët kanë shumë nevoja dhe ato nevoja nuk po mund t’i realizojnë për shkak të grevës. Asnjëherë nuk them që greva nuk është e drejtë, janë në të drejtën e tyre demokratike por për sa kohë institucionet e Kosovës po adresojnë kërkesat që ata i kanë konsideroj që greva duhet të ndërpritet”,

tha ajo.

RonaTyra

Tutje ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu u shpreh se sistemi gjyqësor në Kosovë po vazhdon të ballafaqohet me lëndët e grumbulluara.

Ajo deklaroi se mbesin të përkushtuar në reformat në drejtësi dhe zgjidhjen e këtyre problemeve në sistem.

Haxhiu: Problem kritik për gjyqësorin mbeten lëndët e vjetra

“Një nga çështjet më kritike me të cilat përballet gjyqësori i Kosovës aktualisht janë lëndët e vjetra, pra ato të grumbulluara dhe jam e njoftuar se KGJK e ka trajtuar me prioritet këtë dhe ka bërë një plan konkret se si kjo të adresohet. Raportet e Komisionit Evropian për Kosovën por edhe raportet e organizatave të shoqërisë civile por edhe ato tjera ndërkombëtare në mënyrë të vazhdueshme theksojnë si problem çështjen e grumbullimit të lëndëve sidomos të lëndëve civile dhe me këtë problem mendoj se në baza ditore jemi duke u përballur si Ministri e Drejtësisë. 06\11 Si ministri, në kuadër të reformave të sistemit të drejtësisë i kemi dhënë edhe fokus të veçantë mbrojtjes themelore procedurale të njeriut për faktin se ne kemi themeluar si MD grupin punues që ka për mandat që ta hartojë koncept-dokumentin që ka për qëllim realizimin e të drejtave civile të qytetarëve të Kosovës. Pra, grupi punues është duke adresuar këtë problem dhe në këtë drejtim me koordinim me institucionet relevante, me partnerët ndërkombëtarë si dhe përfaqësuesit nga shoqëria civile përveç që jemi duke adresuar që lëndët të adresohen në afat kohor, po ashtu është duke u diskutuar edhe çështja e kompensimit të palëve në rast kur iu shkelen e drejtat e tyre, kur ka vonesa në gjykata”

, tha ajo.

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj u shpreh i bindur që procesi i rekrutimit të gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë që po ndodh aktualisht në KGJK është transparente.

Ai njoftoi se tashmë KGJK ka miratuar strukturën e re të gjykatave sa i takon zyrave për informim dhe kjo beson se do të ndikojë në rritjen e transparencë së sistemit gjyqësor.

Zogaj: Rekrutimi i gjyqtarëve po bëhet me shumë transparencë

“Falë këtij angazhimi dhe kësaj qasje sistematike të sistemit gjyqësor ne kemi arritur për një periudhë të shkurt me dhënë shembuj të ndryshimeve substanciale në sistemin gjyqësor dhe për këtë rast po e shfrytëzoj duke qenë koincidencë që po zhvillohet tani rekrutimi i gjyqtarëve dhe jam shumë i bindur që në 20 vite kemi arritur të zhvillojmë sistemin më transparent të rekrutimit të gjyqtarëve dhe bashkëpunëtorëve profesionalë dhe në kuptimin profesional jam shumë i gëzuar sepse me këtë javë dhe javën e kaluar po dëshmohet gjatë intervistimit se kemi kandidatë me integritet të lartë profesionalë dhe moralë gjë që neve na bënë të besojmë që në të ardhmen do të kemi një sistem i cili përveç të tjera do jetë një indikator i fuqishëm i kthimit të besimit të publikuar në sistemin gjyqësor”,

tha Zogaj.

Drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi, tha se me progresin që ka realizuar Kosova ka treguar gatishmërinë për të forcuar sundimin e ligjit, dhe në këtë drejtim u shpreh se ndihmë po ofron edhe USIAD.

Por ajo kërkoi tutje që gjykatat në Kosovë të vazhdojnë të përmirësojnë procedurat, pasi vetëm përmes një sistemi të fortë të drejtësisë tregon se shoqëria po i përgjigjet nevojave të qytetarëve.

Salahi: Gjykatat duhet të vazhdojnë me përmirësimin e procedurave

“86% të përdoruesve kanë raportuar se janë të kënaqur me shërbimet që kanë marrë, ndërsa kjo statistikë mjaftë inkurajuese është në kontrast të ashpër me hulumtimin sa i përket drejtësisë procedurale në Kosovë që UNDP, e cila u publikua këtë muaj, e cila gjeti që vetëm 39.3% është kënaqshmëria me performancën e gjykatave dhe ky dallim dramatik në mes të perceptimit publik dhe realitetit nga përvojat e përdoruesve dhe kënaqshmërisë së qytetarëve është dallim i vrazhdë dhe në bazë të kësaj mund të përfundojnë se qytetarët dhe publiku nuk janë të vetëdijshëm për përmirësimet që janë bërë në sistem dhe efikastitet. 02.41 Gjykatat duhet të vazhdojnë me përmirësimin e procedurave si ajo ndaj qasjeve siç është ajo për përmirësimin e drejtësisë procedurale dhe përmirësimit të qasjes dhe përmirësimit të metodave të informacionit. Një sistem i fortë i drejtësisë është një mjet i cili shoqëria i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe ne jemi duke punuar në USAID”

, tha ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu