Harta e re gjyqësore/ Nga sot funksionon vetëm “Apeli” Tiranë. Si do të veprohet me çështjet

0
Gjigandi

Nga sot futet në fuqi harta e re gjyqësore, e cila do të funksionojë me 16 gjykata në total, 12 të Shkallës së Parë, 1 Gjykatë Apeli dhe 2 gjykata Administrative. KLGJ shkriu 18 gjykata, duke reduktuar gjykatat e Apelit në një të vetme në Tiranë. Nga 5 gjykata Administrative do jenë vetëm dy, në kryeqytet dhe në Lushnje. Nga 22 që ishin, me hartën e re, nga 1 shkurti do të jenë vetëm 13 gjykata të Shkallës së Parë.

Gjykatat e Apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër do të shkrihen, ndërsa do të mbetet hapur vetëm një zyrë informacioni për qytetarët.

Me hartën e re gjyqësore, të gjitha çështjet të cilat nuk kanë asnjë datë për gjykim në Apel, do të hidhen edhe një herë në short, për të caktuar gjyqtarët që do t’i shqyrtojnë. Janë 32 mijë dosje të cilave nuk u ka nisur ende gjykimi dhe do jenë 25 gjyqtarë që pritet t’i shqyrtojnë. Këto vakanca janë krijuar nga procesi i vettingut, ndërsa volumi i dosjeve është relativisht i madh krahasuar me numrin e gjyqtarëve.

Harta e re gjyqësore e cila u hartua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, hasi ne kundërshtimet e avokatëve,  të cilët bojkotuan për disa javë  edhe seancat.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu