Harry Kane bën gafën e pabesueshme: Italia, ndër favoritët për ta fituar Botërorin e Katarit

0
Harry Kane bën gafën e pabesueshme: Italia, ndër favoritët për ta fituar Botërorin e Katarit
Gjigandi

Gafë e veçantë e Harry Kane për Italinë dhe Botërorin e Katarit, që do të zhvillohet në nëntor-dhjetor të këtij viti. Sulmuesi i Anglisë ka përfshirë edhe axurrët italianë në mesin e favoritëve të Botërorit të ardhshëm.

Megjithatë, kombëtarja italiane nuk u kualifikua dot në Botërorin e Katarit, për shkak se nuk zuri vendin e parë në grupin kualifikues, pastaj dështoi me turp në “play off” kundër Maqedonisë së Veriut, e mundur 1-0.

Pra, kampionët e Europës në fuqi do të humbasin të dytën Kupë Bote radhazi, diçka që i ka shokuar tifozët italianë. Duket diçka e pabesueshme, aq sa bomberi i “Tre Luanëve” e përfshin Italinë, qoftë edhe për forcë zakoni, mes favoritëve për të fituar “Katar 2022”.

“Anglia, favorit në Kupën e Botës? Ka shumë skuadra të mira europiane; Gjermania, Franca, Spanja, Italia. Mos harroni edhe Brazilin me Argjentinën. Pra, ka shumë kombëtare të forta në mbarë botën.

Për të fituar një turne si Kupa e Botës duhet të jesh në një nivel shumë të lartë për shtatë ndeshje. Pra, këto ndeshje të Ligës së Kombeve janë një përgatitje e shkëlqyer, shërbejnë  vetëm për këtë. Le të mësojmë nga gabimet dhe të përmirësohemi”, – deklaroi Kane në konferencën për shtyp.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu