Halle Berry kujton momentin e fitores në “Oscars” para 20-të vitesh, teksa mbetet aktorja e vetme…

0
Halle Berry kujton momentin e fitores në “Oscars” para 20-të vitesh, teksa mbetet aktorja e vetme…
Gjigandi

Halle Berry është kthyer prapa në kohë duke kujtuar një nga momentet e saj më të spikatura në karrierë.

Pikërisht 20 vjet pasi ajo u nderua me çmimin “Oscar” për aktoren më të mirë për rolin e saj në “Monster’s Ball” në ceremoninë e ndarjes së 74 -të të çmimeve në vitin 2002, aktorja, 55 vjeçe, reflektoi për fitoren e saj në një postim të shpërndarë në Twitter.

“20 vjet më parë, këtë javë, kalova nëpër atë derë”, shkruan Berry në postimin e saj, i cili u shoqërua me një fotografi të saj duke mbajtur çmimin.

Foto: Getty

RonaTyra

“Nuk do ta kaloj kurrë këtë moment!”, ka shkruar tutje ajo, shkruan People.

Ylli i “X-Men” shprehu gjithashtu mirënjohje për të tjerët brenda postimit të saj, duke falënderuar The Academy, Lionsgate, Lee Daniels dhe Marc Forster, së bashku me një ‘emoji’ me zemër të kuqe.

Në filmin “Monter’s Ball”, Berry luajti si Leticia Musgrove. Filmi gjithashtu përfshin Billy Bob Thornton, Heath Ledger, Peter Boyle, Sean Combs dhe Mos Def.

Berry fitoi çmimin përball Nicole Kidman, Judi Dench, Sissy Spacekdhe Renee Zellëeger në kategorinë e aktores më të mirë.

20 years ago, this week, I walked through that door. I will never get over this moment! Thank you @TheAcademy, @Lionsgate, @leedanielsent and Marc Forster. ❤️ pic.twitter.com/ID6dTamnQ1

– Halle Berry (@halleberry) March 25, 2022

“Ky moment është shumë më i madh se unë. Ky moment është për Dorothy Dandridge, Lena Horne , Diahann Carroll. Është për gratë që qëndrojnë pranë meje, Jada Pinkett , Angela Bassett , Vivica Fox”, tha Berry gjatë fjalimit të saj të pranimit të çmimit.

“Dhe është për çdo grua me ngjyrë që tani ka një shans sepse kjo derë sonte është hapur”, kishte thënë tutje fituesja e Oscars.

Ndërkohë, ajo mbetet e vetmja grua me ngjyrë që fitoi aktoren më të mirë në historinë e shfaqjes së çmimeve.

Berry kohët e fundit foli për New York Times për fitimin e çmimit Oscar, si dhe për zhgënjimin e saj se si, pas dy dekadash, asnjë aktore tjetër e zezë nuk e ka marrë këtë titull.

Foto: Getty

“Nuk e hapi derën. Fakti që nuk ka njeri që qëndron pranë meje është zemërthyer”, tha Berry.

“Nuk mund ta gjykojmë gjithmonë suksesin apo progresin nga sa çmime kemi. Çmimet janë qershia mbi tortë – ata janë bashkëmoshatarët tuaj që thonë se keni qenë jashtëzakonisht të shkëlqyer këtë vit – por a do të thotë kjo se nëse nuk marrim nuk ishim të shkëlqyer dhe nuk jemi të suksesshëm, dhe ne nuk po e ndryshojmë botën me artin tonë dhe mundësitë tona nuk po rriten?”, shtoi ajo.

Kujtojmë që, Regina Hall  Amy Schumer dhe Wanda Sykes prezantojnë çmimet “Oscar 2022” këtë të diel nga Dolby Theatre në Hollywood në ABC.

/abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu