Gullit: Ancelotti u habit kur flija gjumë

0
Gjigandi

Kanë kaluar 31 vjet nga triumfi në finalen e Kupës së Kampionëve kundër Steaua Bukurshet. Rud Gullit, protagonist absolut i asaj ndeshje, ashtu si i periudhës së Milanit të pathyeshëm dhe që shkruajti një epokë, rikujton momentet më të bukura me fanellën e Milanit.

Për mikrofonat e UEFA-s, holandezi tregon kujtime e anekdota. “Doja vetëm të luaja futboll… Ajo që njerëzit nuk kuptonin ishte se për mua nuk kishte rëndësi kundërshtari. Qoftë Juventus, Brescia, Real Madrid apo kushdoqoftë, isha i njëjti, doja të zbavitesha dhe shprehesha”.

“Ishim përpara ndeshjes me Realin dhe Ancelotti të nesërmen më tha: të pashë që fjete si një bebe… Si arrin ta bësh, unë nuk vura një sy gjumë duke menduar. Janë të fortë shumë. Iu ktheva: Carlo, çfarë ke që shqetësohesh? Jemi shumë më të fortë ne, tani më lë të rri dhe pak në krevat…”.

“Vitin e parë ishim në autobusin e turit dhe iu lutëm Saçhit të blinim Rijkaard. Ishte unaza që mungonte në mesfushë. Me të dhe Carlo Ancelotti nuk kalonte askush, askush! Kontraste, përplasje, pasime, gola. E dija që do të ishte e pamundur të na çaje dhe ashtu ndodhi”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu