Guardiola insiston: Më e rëndësishme ta mbajmë pozitën e dytë sesa ta fitojmë FA Cup

0
Gjigandi

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, ka bërë të ditur se synimi kryesor i skuadrës së tij për gaarat angleze këtë sezon është ta mbajë pozitën e dytë në tabelën e Premierligës e jo ta fitojë titullin e FA Cup.

Manchester City e ka dominuar futbollin anglez që nga ardhja e trajnerit Pep Guardiola në Etihad në vitin 2016.

Citizens i kanë fituar tetë trofe gjithsej nën drejtimin e Guardiolës, përfshirë këtu dy tituj të Premierligës. Megjithatë, Liverpooli këtë sezon triumfoi në garën për Premierligë, duke e siguruar matematikisht titullin pas disfatës së Cityt kundër Chelseat më 25 qershor.

Megjithatë, City tashmë e ka fituar për herë të tretë trofeun e League Cup, ndërsa është edhe në gjysmëfinale të FA Cup dhe në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve. Liga e Kampionëve mbeti qëllimi kryesor tani, por sa u përket garave në Angli, Guardiola preferon pozitën e dytë në Premierligë para trofeut të FA Cup.

“Natyrisht që ky klub dëshiron të fitojë trofe. Por, s’mund ta mohojmë që pozita e dytë është më e mirë sesa trofeu i FA Cup, trofeu i Carabao Cup, apo vendet e tjera kualifikuese për Ligën e Kampionëve, për të cilat po garojnë klubet e tjera”, ka thënë Guardiola.

RonaTyra

“Ne nuk ishim më të mirët, ishte një skuadër tjetër më e mirë, por ne ishim më të mirë se 18 skuadra të tjera – ky është qëllimi ynë për këtë sezon”. 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu