Guardiola bën lojë fjalësh me Real Madridin: Nëse do të bazoheshim vetëm në histori, s’do të kish…

0
Guardiola bën lojë fjalësh me Real Madridin: Nëse do të bazoheshim vetëm në histori, s’do të kish…
Gjigandi

“Të jesh në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve është diçka shumë pozitive. Mjaft skuadra nuk janë në këtë raund dhe kjo është arsyeja pse iu them lojtarëve të mi të argëtohen”.

Kështu u shpreh trajneri i “qytetarëve” në prag të gjysmëfinales së parë të Champions-it kundër Real Madridit, planifikuar për sot në “Etihad” të Manchesterit, nga ora 21:00.

Guardiola vendos qartë objektivin e skuadrës së tij: “Ne duam të arrijmë në finale dhe ta fitojmë atë, ashtu si Reali apo Liverpool”.

Ai ndjen peshën e sfidës dhe motivimin e madh për të ngritur titullin më të rëndësishëm evropian me Manchester City, por beson në të. Në fakt, ndeshja kundër “Los Blancos”, më shumë se një gjysmëfinale ka shijen e një finaleje të parakohëshme.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Reali, sepse luan shumë mirë, – thotë ish-trajneri i Barcelonës. – Sot do të luajmë 11 kundër 11. Ne do të sfidojmë disa lojtarë, të cilët kanë qenë në këto situata dhe kanë shkuar shpesh në finale ose e kanë fituar trofeun.

RonaTyra

Mund të planifikojmë gjithçka, por në fund do të vendosë cilësia dhe forca mendore e lojtarëve. Këtë ndeshje nuk do ta fitojmë as unë, as Ancelotti, por futbollistët, për të cilët njerëzit vijnë në stadium”.

Ai nuk dëshiron të dëgjojë për historinë, për stemat: “Nëse sfida do të bazohej vetëm në histori, nuk do të kishim shpëtim. Është dhe do të jetë një sfidë e pabesueshme. Ne duam të provojmë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu